Nga kjo datë rikthehen temperaturat e ulëta dhe bora

Butë dhe stabil edhe në pjesën e parë të javës, nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturës.

4.01 – Mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5.01 – Butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.

6.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.

7.01 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte, minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.