Arrestohet gruaja nga Gjilani, rrahu burrin dhe vjehrrën e saj

Një grua nga Gjilani është arrestuar, pasi e njëjta ka rrahur burrin dhe vjehrrën e saj.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.