Albin Kurtit i vjen nje mbeshtetje e madhe nga Bashkimi Evropian. Nuk e mendoi askush kete qe sapo ndodhi

“Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e BE-së, në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në sesa Kosova, por ky fakt nuk mund të merret përgjithmonë si i mirëqenë nëse nuk përmbushim detyrimet tona, ne humbim kredibilitetin dhe besimin, është koha e fundit që Këshilli i BE-së për të dhënë premtimin e tij për liberalizimin e vizave.

Unë ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, unë do të dëshiroja që Parlamenti Evropian do të mund të vendoste për këtë çështje”, tha Viola Von Cramon.Raportuesja për Kosovën tha se Prishtina zyrtare nuk duhet ta braktisë procesin e dialogut, pasi që njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht për anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.“Kuvendi i ri dhe qeveria duhet të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të zgjedhë presidentin e ri. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, qeveria e re të vazhdojë dialogun, pavarësisht vështirësive Kosova duhet që të mbetet e përkushtuar që të punojë me BE-në rreth dialogut dhe mos ta braktisë dialogun. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht që dy vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Viola Von Cramon.