Tri modelet shqiptare bëhen bashkë në Dubai, sjellin poza të nxehta

Bukuroshet shqiptare, Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Kejvina Kthella, kanë qëndruar në Dubai për festën e Vitit të Ri.

Në profilet respektive në rrjetet sociale, ato kanë shpërndarë imazhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilat mahnitin me dukjen e tyre.

Krahas pozave individuale, nuk kanë munguar edhe fotografitë e përbashkëta të bukurosheve.

(Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Në imazhet e publikuara, Arta Nitaj paraqitet me një fustan të gjatë ngjyrë hiri metalike, të hapur në pjesën e dekoltesë.

(Foto: Instagram/artaanitaj)

Arta Elezaj ka zgjedhur një fustan të shndritshëm të shkurtër që ia vë në pah hiret e saja, po ashtu të hapur në pjesën e dekoltesë.

(Foto: Instagram/artaelezaj)

Ndërsa Kejvina Kthella ka të veshur një fustan të verdhë dy pjesësh që i thekson figurën mbresëlënëse trupore.

(Foto: Instagram/kejvina_kthella)